Majlinda Kelmendi fiton medaljen e Artë në Paris

Xhudo

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e Artë në Paris

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 12:58
Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi

(E plotësuar) -Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Paris

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e Artë në Grand Slam të Parisit. Ajo e mposhti në finalen e Grand Slamit në Paris japonezen Natsumi Tsunoda. Kelmendi luftoi në kategorinë deri 52 kg. 

Majlinda Kelmendi siguron finalen e Parisit

Kampionia olimike në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka mposhtur amerikanen Angelica Delgado, për të kaluar në final të Grand Slamit të Parisit për kategorinë deri në -52.

Në finale të këtij Grand Slami Majlinda do të përballet me japonezen Natsumi Tsunoda, e cila mposhti Distria Krasniqin në gjysmëfinale, duke shmangur një finale të sportisteve tona në këtë Grand Slam.

Majlinda vazhdon shkëlqimin në Paris, kalon në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi vazhdon të tregojë formë pozitive në Paris.

Majlinda Kelmendi ka shënuar fitoren e radhës në Grand Slamin e Parisit.

Kelmendi ka mposhtur kundërshtaren franceze Gnetto, për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Fitoren e ka gjetur edhe Distria Krasniqi ndaj ruses Natalia Kuzutova.

ajlinda e papërmbajtshme, fiton me ippon

Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer përballë kanadezes Ecaterina Guica

Fituesja e medaljes së Artë, Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Grand Sleamin e Francës.

Xhudistës tonë i janë dashur vetëm disa sekonda që të fitojë përballë kanadezes, Ecaterina Guica, të cilën e mposhti me ippon.

Pas kësaj fitoreje, Majlinda kalon në raundin e tretë, ashtu siç më herë bënë edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kg dhe Distria Krasiniq në kategorinë deri në 52 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat