Federata Ndërkombëtare e Xhudos me mesazh për Majlinda Kelmendin

Xhudo

Federata Ndërkombëtare e Xhudos me mesazh për Majlinda Kelmendin

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 18:36
Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e Artë në Grand Slam të Parisit. Ajo e mposhti japonezen Natsumi Tsunoda, duke triumfuar kështu për herë të katërt me radhë në këtë turne.

Majlinda ka marrë komplimente edhe nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, të cilët kanë përgëzuar kosovaren për medaljen e Artë të fituar në Paris.

“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën”, shkruan në llogarinë në Facbook të IJF. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat