Veseli për Majlindën dhe Distrian: Faleminderit për krenarinë

Xhudo

Veseli për Majlindën dhe Distrian: Faleminderit për krenarinë

Nga: B.S Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 23:54
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe xhudistja Majlinda Kelmendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i lumtur me triumfin e xhudisteve Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi në Grand Prix-in e Parisit.

“Majlinda dhe Distria, dy sportistet tona, ia bënë Kosovës një dhuratë të çmueshme në prag të shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë: një medalje të artë dhe një të bronztë, nga gara e tyre e xhudos në Paris. Faleminderit për krenarinë që po ia shtoni shtetit tonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat