Fazlija ka një porosi për Kukajn!

Xhudo

Fazlija ka një porosi për Kukajn!

Nga: K.Goca Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:09
Fazlija

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes së Kosovës, Genc Fazlija, është befasuar për të mirë me reagimin e Driton Kukajt, trajnerit të Majlinda Kelmendit, kampiones olimpike në xhudo. Kukaj ka shkruar: “Vetëm portali dhe rrjetet sociale të KOK në gjumë!
Apo ndoshta s’ka pas nivel gara në Paris !?”. Fazlija që e llogarisin mundjen si vëllai i xhudos, shkruan: “Z. Kuka për zyrtarët e KOK-ut që janë zgjedhur në këto poste në mënyrë të paligjshme, atyre ju ka interesuar vetëm gara e mbajtur me 21.12.2016. Pra data kur është mbajt Kuvendi Zgjedhor I KOK-ut. Atyre sa shihet nuk ju intereson fare sukseset e sportistëve te Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat