Më në fund Komiteti Olimpik i drejtohet Majlindës!

Xhudo

Më në fund Komiteti Olimpik i drejtohet Majlindës!

Nga: K.Goca Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:42
Majlinda gjatë garës

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, reagoi se asnjë fjalë nuk është në Komitetin Olimpik të Kosovës për suksesin në Paris të Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit, duke shkruar: “Vetëm portali dhe rrjetet sociale të KOK-ut në gjumë! Apo ndoshta s'ka pas nivel gara në Paris !?”. Komiteti Olimpik pas kësaj kritike, ka dalë përmes një shkrimit në faqen e saj zyrtare dhe e ka përshëndetur fitoren e Majlindës! “Nga Erzurum i Turqise ku po zhvillohet EYOF2017, përshëndesim fitoren madhështore të Ekipit Kombëtar të Xhudos! Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka, së bashku me Distria Krasniqin por edhe Nora dhe Akil Gjakovën triumfuan ne 'Grand Slam'-in e Parisit! Mbi 20000 shikues u ngritën në këmbë për të përshëndetur fitoren, e cila njëherësh simbolizon rrugëtimin e Ekipit drejt ‘Tokio 2020’ gjatë intonimit të Himnit dhe valvitjes se Flamurit! Majlinda Kelmendi po na udhëheq në motivin tonë drejt shkëlqyeshmerisë! Të dalësh kampione është e lehtë, të ruash titullin si me e mira e Botës, kjo është krenaria më e madhe që i bën nder kombit dhe i bën emër Kosovës. Drejt Tokyo 2020, rrugëtimi ynë sapo u bekua nga fitorja juaj Majlinda, Distria dhe Driton. Jeni yje që ndriçoni rrugën drejt ekselencës për të gjithë”, thuhet nga KOK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat