Majlinda e Kuka urojnë, garda ruse gatitu para Flamurit tonë

Xhudo

Majlinda e Kuka urojnë, garda ruse gatitu para Flamurit tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Xhudistja olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike dhe trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, kanë uruar në mënyrë fantastike Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Krenaria e sportit tonë me Kukajn urojnë nëntëvjetorin e shtetit të Kosovës, dy protagonistë që në vitin 2016 pikërisht me 21 prill bënë që garda ruse ta nderojë himnin dhe Flamurin e Kosovës. Kuka ka postuar një foto të ilustrua me Majlindën veten e tij dhe garda ruse kur nderonte Flamurin e shtetit më të ri në botë, Kosovës. “Gëzuar Pavarësia! Viti 2016 vit i cili ka vulos Pavarësinë e Kosovës, me të arritura! Evropiani në Rusi dhe Lojërat Olimpike vulosën në mënyrën më të dashur për mua Pavarësinë e shtetit tonë!”, shkruan Kuka, raporton gazeta kombëtare “Bota sot”,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat