‘Polici’ e Studenti’ vazhdojnë me suksese

Xhudo

‘Polici’ e Studenti’ vazhdojnë me suksese

Nga: K.Goca Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:09
KXH Polici

Klubi i xhudos Polici nga Prishtina dhe ‘Studenti’ Vushtrri vazhdojnë me suksese në rrafshin ndërkombëtar. Xhudistët e këtyre klubeve shënuan edhe një sukses të madh.

“Në turneun ‘30 Pokal Ptuj’ kanë marrë pjesë shtatë shtete me mbi 300 garues. Gara është zhvilluar në pesë tatami. Klubi i ‘Polici’ mori pjesë me dy garues dhe atë Dardan Cenën ku luftoj në dy kategori dhe fitoj dy medalje të arta në U-15. Në konkurrencën U-15 mori pjesë Rrezarta Alimi ku fitoj medaljen e artë në -52 kg. Si garues i klubit të ‘Studenti’ të Vushtrrisë mori pjesë Florian Gërguri në U-13 ku u stolis me medalje të artë. Në fund një falënderim të veçantë për klubin ‘Drava’ për pritje të ngrohtë!”, ka thënë Anton Cena, trajner i ‘Policit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat