Trajneri i Majlindës godet keq, por kënd?

Xhudo

Trajneri i Majlindës godet keq, por kënd?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2017 Në ora: 11:36
Pamje nga garë

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ndryshe trajner i Majlinda Kelmendit, kampione olimpike, thumbon keq televizionin publik RTK. “Departamenti i mediave i Federatës Botërore sot kur në Antalya garojnë tri garuese Fjolla, Distria e Nora, kurse nesër Akili e Kushtrimi më pyeti a është e mundur që mbi 120 shtete transmetojnë garat e këtij niveli e nga Kosova asnjë!? Ku është në këtë mes RTK!?

Çka duhet ma shumë se medalja e artë Olimpike të kemi vëmendjen për transmetim? Edhe TV tjera asnjë për be nuk po transmeton heronjtë e shtetit tonë!? Suksese sportistëve e s’po e di çka ka ma shumë se medalja e artë Olimpike!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat