Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (57 kg) tregoi formë shumë të mirë, e cila në finale arriti të ngadhënjejë ndaj izraelites Timna Levy Nelson. Nora stoliset me medalje të artë në turneu Grand Prix në Antalya të Turqisë. Ajo për katër minuta e mundi rivalen dhe është medalje e dytë e artë brenda kësaj dite pas Distria Krasniqi.
Gjakova e kishte eliminuar për 4 minuta Kseniia Beldiagina nga Kyrkistani, pastaj për 4 minuta e 10 sekonda e mposhti Khulan Tseregbaatar nga Monola dhe në finale u ndeshe me izraeliten Timna Levy Nelson.