Kuka: Kudo që paraqitemi të mos kthehemi pa medalje

Xhudo

Kuka: Kudo që paraqitemi të mos kthehemi pa medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2017 Në ora: 19:22
Driton Kuka

Javën që e lamë pas ka qenë e artë për sportin e Kosovës, për faktin se xhudistet i sollën dy medalje të arta e dy të bronzta nga rrafshi ndërkombëtar.  Distria Krasniqi (52 kg) e Nora Gjakova (57 kg) fituan medalje të arta në turneun ‘Grand Prix’ në Antalya, kurse Flaka Loxha (57 kg) e Loriana Kuka (70 kg) rrëmbyen medalje të bronzta në Kupën Evropiane për juniore që u mbajt në Lignano të Italisë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, vlerësoi lart suksesin në garat e fundit, njëherësh konfirmoi se me gjashtë garuese do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për seniorë, që do të zhvillohet me 20-23 prill në Varshavë të Polonisë.  Trajneri më i suksesshëm shqiptar beson se do të përgatiten maksimalisht për evropian dhe të tregojnë kualitetet në një garë të madhe siç është evropiani. Kampionia olimpike, krenaria e vendit tonë Majlinda Kelmendi, është në pikën me të lartë për sfidën që e pret në Kampionatin Evropian.

“Bota sot”: Driton, dy medalje të arta nga “Grand Prix” dhe dy të bronzta nga Kupa Evropiane për juniore, a po dalin në sipërfaqe emrat e rinj, si Flaka Loxha e Loriana Kuka?

Driton Kuka: Po, e vërtetë. Puna po vazhdon në kontinuitet, kemi ardhje të reja në nivel të lartë.

“Bota sot”: A janë në formën më të mirë Distria e Nora në prag të evropianit në Varshavë?

Driton Kuka: Në Antalya kanë jap përformancë që sipas meje i duhet edhe pak përmirësim. Sepse evropiani është më i fortë.

“Bota sot”: Në evropian me Majlindën, Norën e Distrinë, po ashtu edhe Akil Gjakovën, cila do të jetë risia?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat