Shqiptari apo kampioni olimpik në vitin 1984: Kam një lutje për doktorin tim!

Xhudo

Shqiptari apo kampioni olimpik në vitin 1984: Kam një lutje për doktorin tim!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2017 Në ora: 12:50
Ilustrim

Ish-mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, ndryshe kampioni olimpik në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka postuar një rrëfim të dhimbshëm. “Rrëfim:
Dikur në moshën time të fëmijërisë, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me babain tim, i cili sot është i ndjerë. Ky rast më ktheu larg në fëmijërinë time, e kujtoj me dhimbje këtë rast, dhe rasti i sotëm më preku pa masë, a thua sot e nesër përsëri në lagjen tonë çdo ditë do të plagosen shpirtrat e nënave dhe baballarëve tanë. 
Porosi:
Edhe unë si Shpresa e kombit, si vogëlushe që isha në moshën 4 vjeçare, në këto ditë të bukura pranvere, duke lozur me shoqet e mia pranë derës së shtëpisë, në rrugicat e mëhallës sonë, papritmas më plagosën, dhe nga kjo plagë e rëndë u largova nga kjo botë përgjithmonë. Dhe tani nga bota e amshimit kam një lutje për doktorin tim, dhe e pyes a mund të zbuloni një ilaç për njerëzit që të kenë kujdes dhe të mos ngasin automjete me shpejtësi të madhe, tashmë jo për mua sepse unë ika nga kjo botë, por së paku për familjen time, mamin, babin, vëllain, motrën të zbuloni një ilaç që do t’ua shërojë plagët e shpirtit të tyre të vrarë, por edhe për gjithë të tjerët të mos përjetojnë më tragjedi si kjo”, ky është postimi i Shaban Tërstenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat