Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë, i është gëzuar fitores së Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës sot në Kampionatin Evropian, për të cilët ka thënë “ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua!”
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe kranaria e shqiptarëve! Janë inspirimi im! Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën! Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua! Unë besoj në ju dhe në popullin tim!
RH