Trajneri i Majlinda Kelmendit tani ka një brengë të madhe

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit tani ka një brengë të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2017 Në ora: 11:16
Pamje nga stërvitja e xhudistëve

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, ka një brengë të madhe sa i përket kategorizimit të sportit të Kosovës. Në fakt, trajneri i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, ka shtruar një pyetje shumë me vend për kategorizimin e sportit. “Çka do ndodh me Kategorizimin e shumëpritur!?
Si duket puna që do duhej shtyrë nga Komiteti Olimpik e besa edhe federatat sportive që do duhej ngrit zanin prapë po mbetet temë e zërave të rrallë të njerëzve të Sportit e që potencialisht tash mund të mbetet pa u nënshkruar edhe për këtë mandat!

Kategorizimi i Sportistëve i cili është në hapat final se di si do ta ketë fatin tani!
Kampionja Olimpike Majlinda por edhe Nora Gjakova si dhe karateisti Nishevci këta të cilët kanë medalje Elitare po shpresoj që edhe tash në fund të mandatit do kenë statusin e rregulluar me Kategorizim!
Sporti ka qenë me fat në dy mandatet e kaluara Qeverisëse me Ministrat që kanë qenë në krye si me Ministrin Krasniqi po ashtu edhe me Ministrin Shala, kanë ecur përpara shumë procese por edhe Sportistët janë storja më e fuqishme e Shtetit tonë të ri!
Po presim që edhe Kategorizimi të nënshkruhet këto ditë sepse është finalizuar dhe ka mbetur vetëm formalizimi,s hpresoj që kjo të ndodh!”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat