Pas operimit, Blerina Seferi e gatshme të jep më të mirën

Xhudo

 Pas operimit, Blerina Seferi e gatshme të jep më të mirën

Nga: av Më: 9 qershor 2017 Në ora: 11:34
Blerina Seferi

Reprezentatuesja e Gjermanisë në xhudo, Blerina Seferi, ka filluar të stërvit me një intensitet të lehtë pas operimit në këmbë që pati para 1 muaji. Ajo për “ArenaRing” tha se po ndihet mirë dhe se shumë shpejt do filloj edhe me stërvitje në Judo. “Për momentin jam duke bërë vetëm ushtrime fituesi pasi ashtu më kane thënë mjekët. Sa i përket stërvitjeve në xhudo ende nuk ka ardhur koha, po mendoj se shumë shpejt do të filloj, njëherit me ushtrime të lehta kurse më pas normal intensiteti do të rritet”, deklaroi “Shqiponja e Shipkovicës”, e cila shprehet optimiste se deri në shtator kur është edhe kampionati evropian do të arrij të shërohet krejtësisht. “Asgjë nuk varet nga unë edhe pse dëshira për të marr pjesë në evropian është e madhe, por duhet të pres se si do shkoj sanimi i lëndimit. Psikikisht jam e gatshme kështu që pres kjo të realizohet”, ish kampionia e Ballkanit dhe fituesja e shumë medaljeve ndërkombëtare, Blerina Seferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat