Edhe një medalje për Kosovën në xhudo

Xhudo

Edhe një medalje për Kosovën në xhudo

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 17:10
Laura Fazliu në garë

Sporti i xhudos ka marrë shumë famë në Kosovë, pas fitoreve të shumta të Majlinda Kelmendit

Femrat tona çdo ditë e më shumë po ngriten në këtë sport, e këtë po e dëshmojnë edhe gjeneratat e reja.

Laura Fazliu është një xhudiste e re, e cila në kampionatin Evropian për U18, ka fituar medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë, me 5 fitore dhe 1 humbje.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i famshëm i xhudos Driton Kuka, i cili në profilin e tij zyrtar ka paralajmëruar se edhe xhudisti Shpat Zeka lufton për medalje në kategorinë 90 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat