Distria ‘shkeli’ të gjitha në Bregun e Fildishtë

Xhudo

Distria ‘shkeli’ të gjitha në Bregun e Fildishtë

Nga: K.Goca Më: 26 korrik 2017 Në ora: 10:58
Distria Krasniqi

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, konfirmoi formën e saj të lartë në prag të Kampionatit Botëror, që do të mbahet në fund të muajit gusht në Hungari. Distria shkëlqeu, duke “shkel” një nga një garueset në garat frankofone që zhvillohen në Bregun e Fildishtë.

Kampionja Botërore dhe Evropiane Distria Krasniqi në Lojërat Frankofone në Abigjan e artë!
Xhudo sporti që është shndërruar në Diplomaci për Shtetin e Kosovës! Shënoj 4 fitore në gjysmëfinale kundër marokenes dhe në finale ndaj garueses nga Mauricius Christiane Legentil!”, tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat