Antoni tregon kur ishte trajner në klubin kroat pas ndarjes nga Serbia

Xhudo

Antoni tregon kur ishte trajner në klubin kroat pas ndarjes nga Serbia

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:47
Anton Cena

Xhudisti veteran, Anton Cena, ka kujtuar ditët më të mira të tija sidomos kur ka qenë trajner i një klubit kroat kur u ndanë nga Serbia. “Me shpalljen e mëvetësisë së shtetit kroat unë isha si trajner i xhudos në Klubin e Split të Splitit. Në garat e para zyrtare për Shtetin kroat isha xhudisti i vetëm që kam marrë medalje në garat individuale dhe ato ekipore në Itali, ku e kam ngritur flamurin e shtetit kroat, pra kam bërë histori edhe në Kroaci. Soe njeri nga pjesëmarrësit në këtë garë tani kryetar dhe trajner i klubit ‘Kastele’ nga Kastele si shenjë respekti më kërkoj që të i shpërndaj medaljet në këtë turne. E ky është Bosko Rozga dhe arbitri i kategorisë A i këtij klubi Ante Topic.  Andaj në fund faleminderit nga ju për respekt.

Të paktën këta nuk e kanë harru se kush ka qenë babai i xhudos!

Historia ime është shkruar me rezultate andaj nuk e fshin askush!

Faleminderit kryetarit Rozga dhe Arbitrit Topic!”, shkruan Cena. Fotoja që ka publikuar Cena pa dyshim se është e dobët por shihet që ka qenë pjesë e këtij klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat