Majlinda e ka inatin e madh! A e dini pse?

Xhudo

Majlinda e ka inatin e madh! A e dini pse?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2017 Në ora: 18:08
Majlinda Kelmendi

Një gjë dihet, Majlinda Kelmendi ka inat të madh! Ajo ka inati sa askush nuk mund ta paramendoj. Ajo ka inati sa mund të përgatitet edhe dhjetëfishi sa ishte sot në Budapest. Të gjithë e  dinë për humbjen në Londër në vitin 2012, se sa e fuqizoi e  trimëroi Majlindën saqë për pesë vjet i shkërmoqi rivalet. Majlinda ka inatin e shqiptarit, nuk duron që në të ardhmen dikush ta mposhtë. Kjo humbje është mirëseardhur për të, sepse do të bëj edhe dhjetë herë më të fortë.

Trajneri i saj, Driton Kuka dhe vet Majlinda, kanë formulën e tyre. Kjo humbje nuk duhet ti shqetësojë, as t’i bëj nervozë, por sigurisht është më shumë pjesë e sportit. Fundja, Majlinda nga sot do të jetë edhe një  superfuqi, do të përgatitet ashtu si di ajo dhe do të jetë edhe më top se sa ishte deri me tash, sa të gjithë do të mbesin pa koment. Majlindën, kjo humbjen e forcon edhe më shumë për Lojërat Olimpike pikërisht për vitin 2020, sepse aty është caku. Kjo humbje e fut edhe më shumë në inati që të bartë peshën edhe dyfish me të madhe se deri më sot. Kjo humbje paralajmëron se Majlinda do ta fitojë sërish medaljen e artë olimpike, pra në Tokio.  Ajo siç thonë, kur humb, fuqizohet e bëhet dhjetë herë më e fortë, është gjithmonë me karakter fituesi! Majlinda mbeti pa medalje në Kampionatin Botëror në Budapest që po mbahet deri me 3 shtator, por shkurt nuk e kishte ditën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat