Trajneri i Majlinda Kelmendit: Ja kush me la pa medalje!

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit: Ja kush me la pa medalje!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2017 Në ora: 18:36
Driton Kuka

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, përfundimisht gjen arsyen “e fortë” pse mbeten pa medaljen në Kampionatin Botëror në xhudo, që u mbajt në Budapest të Hungarisë. “Si duket arsyeja që mbetëm pa medalje është që kësaj radhe se kisha veshur këmishën time me fat!

Përndryshe Majlinda sipas meje ka merituar finalen kundër Japonezes Shishime por shkojmë tutje drejt Lojërave Olimpike, qëllimi ynë final!

Mediave faleminderit të veçantë sidomos atyre me tituj pompoz! Si për çudi shumë pak gazetar ose vetëm dy ose tre prej tyre kanë dhanë informacion që Distria Krasniqi me plasmanin në vendin e 7 ka arrit suksesin më të madh në karrierë për të rritur, sa sportist tjerë të Kosovës kanë plasman në 8 më të mirë në një Kampionat Botëror në Sporte Olimpike!?

Me standardin e Majlindës mos matni sukseset e tjerëve sepse një Majlindë me medaljet e arta në krejt garat e mundshme në Planetin Tokë, populli Shqiptar se ka pas kurrë!”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat