Kuka ‘godet’ institucionet

Xhudo

Kuka ‘godet’ institucionet

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 10:15
Kuka dhe Kelmendi

Trajneri i Kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendit, Driton Kuka ka “goditur” institucionet përkatëse për gjendjen e sportistëve tonë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka pohuar se Majlinda nuk ka marrë asnjë cent nga paga e saj që nga korriku i vitit 2016.

Kuka gjithashtu ka thënë se nga tash çdo politikan që poston fotografi me Majlindën duhet të marr leje, përndryshe do të paditet.

Ky është shkrimi i tij në Facebook: 

Kush po punon për kolapsin e Sportit në Kosovë!?

A kanë njohuri Institucionet e Shtetit që Kampiones Olimpike si ka dal asnjë cent për pagat ndaj saj prej Korrik 2016 !!!

A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017!!!?

Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokaden e Sportit me Kampion Evropian,Botëror e Olimpik!?

Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka Kampionen Olimpike por spo pyet askush si po trajtohet ajo!!

A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vij të qaj e trokas nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportist që janë sjell në atë gjendje!?

Nuk do e shihni kurrë asnjë nxanës timin në atë gjendje,nuk mund të shantazhoni Kampionen Olimpike të vije e të lus askend!

Fotografitë që i postoni me Majlinden tash e tutje duhet me marr leje çdo politikan përndryshe Do kërkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë a kemi të drejtë me i padit e ndoshta në qat formë bajmë buxhet për aktivitetet tona!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat