Majlinda Kelmendi nga spitali

Xhudo

Majlinda Kelmendi nga spitali

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:52
Majlinda

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, konfirmon një superlajm të mirë. “Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka bë krenar, ka kalua operimin me sukses të plotë! Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra! Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses! Ajo të cilës ju kam frikuar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh, Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest!
Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!
Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Braçiç
Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”, shkruan Kuka, trajneri më i suksesshëm shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat