Sa mijëra euro ndanë KOK për Majlinda Kelmendin?

Xhudo

Sa mijëra euro ndanë KOK për Majlinda Kelmendin?

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:19
Majlinda Kelmendi

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka operuar ligamentin kryqëzor, duke e kaluar me sukses të plotë, pas lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror të xhudos, të mbajtur muajin e kaluar në Budapest të Hungarisë.
Ajo do ta vazhdojë rehabilitimin në Slloveni. Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që për rehabilitimin e Majlinda Kelmendit ta mbështetë me 4 mijë Euro.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon operimin me sukses të heroinës tonë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë. 
BE i KOK-ut kishte mbështetur edhe karateistin, Alvin Karaqi, me 3 mijë euro, për heqjen e pjesëshme të shpenzimeve të operimit, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare në Erzurum të Turqisë.
Kujtojmë që kjo mbështje vlen vetëm për sportistët elitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat