Zemra betohej e ribetohej për qindra herë që Kosovën do ta bëj Kampione në botë - Bota Sot
Zemra betohej e ribetohej për qindra herë që Kosovën do ta bëj Kampione në botë

Xhudo

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Zemra betohej e ribetohej për qindra herë që Kosovën do ta bëj Kampione në botë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:05
Anton Cena

Si pjesëtar i Policisë së Kosovës, zyrtarisht u betova për t'i kryer detyrat policore ashtu siç kërkohen përderisa zemra betohej e ribetohej për qindra herë që Kosovën do ta bëj Kampione në botë...!

Në ditët e para të Kosovës së lirë, më dashuri e krenari vendosa ta vazhdoj kontributin që dhashë në luftë, vetëm se tash në luftën drejt formimit të sigurisë ,me aspirata për krijimin e shtetit që ëndërruam me vjet ta kishim !

Ju mund të mos besoni, por dua të ju them që sa herë kam veshur uniformën për tërë këto vite, kam ndjerë të qaj nga gëzimi, të shpreh atë që zemra thotë : unë do ta mbroj popullin tim ... Kjo është më shumë se hyjnore dhe vetëm kush ka veshur këtë uniformë, e din se çfarë do të thotë të jesh heroi i dikujt që ka nevojë për mbështetje, të jesh gardian i sigurisë së popullit tënd...është ndjenjë që të bën të falënderohesh me përulësi para Zotit që ti do të jetosh për popullin e do të vdesësh për të, sido që kërkohet ! E ,rrugëtimi ndër vite, përvoja dhe sfidat bashkë, raportet e shkëlqyeshme me popullin , familjarizimi me vëllezërit e motrat e familjes së madhe të Policisë, nuk mund të kujtohen nga unë pa përmendur emra që gjithmonë gjeta mbështetje tek ta, edhe kur mundësitë kufizoheshin me maksimumin ...! Unë doja një Kosovë kampione, një Polici gjigande nga sukseset, doja një vend pishtar i të tjerëve, unë doja një vend të lakmuar nga të gjithë për suksese dhe dekorata, për triumfe dhe lavdi andaj për t'u realizuar kjo, duhej të trokisja në dyert e njerëzve që premtonin mbështetje për jetësimin e qëllimeve të mia...! Tash afër pensionimit, po kujtoj nismën ,vazhdimësinë e forcimin e synimeve të mia, të cilat nuk do të ndodhnin po të mos ishte përkrahja e pa rezervë nga familja ime. Ish Drejtori i Akademisë Policore z. Steve Bennettin ,Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, z. Sheremet Ahmetin, z. Reshat Maliqin, z.Behar Selimin dhe z. Shpend Maxhunin , zv. Drejtoret Naim Rexhen dhe Dejan Jankovicin, Drejtorin e AKSP-së z. Ismail Smakiqin, Drejtorët e DTM Nënkolonel Driton Zabërgjen ,Major Arben Paqarizin , Drejtorët Agron Rukiqin, Granit Fetahun Hamdi Hysenin , Nënkolonelet Akrem Racin, dhe Haxhi Krasniqin dhe zyrtarët për media, Arbër Beken dhe Major Baki Kelanin janë emrat që gjithmonë lanë një derë të hapur për mua e më dhanë sinjalet vetëm përpara !

Dua të ju them që pa përkrahjen tuaj brenda këtij institucioni, bagazhi im në karrierë do të ishte më i cekët ,andaj faleminderit që nuk më latë vetëm në sfidat e mia drejt caqeve për ta bërë Policinë e Kosovës , e para në botë !Faleminderit për përkrahjen në çdo kohë, këshilltarit për policinë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Enver Oruqit. Faleminderit Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për titullin "Veterani më i mirë " . Faleminderit Policisë së Kosovës për medaljet dhe mirënjohjet.

Faleminderit kolegëve të njësisë sime që gjithmonë gjetën mundësinë të më mbulonin vetëm që të kisha kohë të ushtroj e të përgatitem mjaftueshëm për çdo garë. Para pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane, unë përfaqësova Kroacinë, më pas të shtrenjtën Shqipëri e së fundmi Kosovën pas shpalljes së saj Shtet Sovran dhe të Pavarur. U mundova që çdoherë të dal i pari sepse përfaqësimi i një vendi do të thotë të thirresh si shtet e jo si individ, andaj për përgjegjësinë që merrja mundohesha ta deshifroj me sukses gjithmonë...Nga ushtrimet e mia të pa ndalura, me apo pa lëndime fizike, arrita që të marr këta tituj, në mënyrë që falënderimi me fjalë për mbështetësit e mi të ketë peshë . Për atë rezultatet nuk munguan. Këtu po i shpalosi të gjitha rezultatet e Arritura deri më tani e që nuk janë të pakta:

1. Tri vite Kampion Bote( Veteran)për Polici, Zjarrfikës, Korrektues dhe Doganier Kosovë

2. Dy vite Kampion Evrope( Veteran) Polici, Zjarrfikës, Korrektues dhe Doganier Kosovë

3. Tri vite Kampion Europe (Veteran) për Shqiperi

4. Dy vite Nën Kampion Bote (Veteran) për Kosovë dhe Shqipëri

5. Dy vite Kampion Bote (Veteran) për Kosovë

6. Dy vite i 3-ti në Botë (Veteran) për Kroaci

7. Dy vite Nën Kampion Europe (Veteran) për Shqipëri

8. Dy vite i 3-ti në Botë (Veteran) per Kosovë

Jam ndjerë i kënaqur që kam arritur ta përfaqësoj Kosovën ,Shqipërinë dhe Kroacinë në nivelin më meritor, t’i tregoj botës e ta njoftoj me këto shtete dhe kurrë mos ta harrojnë më, nëse nuk e kanë dëgjuar me vëmendje përshkrimin e të veçantave që kanë këto shtete, jam i bindur që disfatat e pësuara nuk do t'i harrojnë ,disfata shqiptare, ballë për ballë, dinjitoze dhe të hapura!", shkruan Anton Cena, xhudist veteran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test