Pintar ligjëron për xhudo - Bota Sot
Pintar ligjëron për xhudo

Xhudo

E martë, 12 dhjetor 2017

Pintar ligjëron për xhudo

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 14:56
Pamje nga kursi

Ka filluar kursi bazik për administratorët e sportit të federatave olimpike në Kosovë, që këtë radhë po mbahet për Federatën e Xhudos e Kosovës.
Ky është kursi i dhjetë këtë vit që po organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, si pjesë e planit stretegjik 2017 – 2020.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/Drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS.
Krahas tyre, do të ligjërojë edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut, i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili po qëndron në Kosovë, në implementimin e planit të marketingut të KOK-ut.

Në kurs po marrin pjesë, trajnerë, administratorë, xhudistë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test