Trajneri i Majlinda Kelmendit: Dy fjalë për politikanët - Bota Sot
Trajneri i Majlinda Kelmendit: Dy fjalë për politikanët

Xhudo

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Trajneri i Majlinda Kelmendit: Dy fjalë për politikanët

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:33
Kuka e Majlinda

Trajneri më i suksesshëm shqiptar, Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, është i shqetësuar se si po kalon sporti. Trajneri i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, në një shkrim ka përmendur disa gjëra. “Në Pejë takim të veçantë me klube dhe komunitet Sportiv para disa ditësh kishte organizuar Kandidati i AAK Fatmir Gashi në takim ishte edhe Kryeministri Haradinaj dhe shpalosën programin për sport!
Këto ditë edhe Kandidati i LDK Gazmend Muhaxheri do takoj Komunitetin sportiv dhe po ashtu do shpalos programin për sport në 4 vitet e ardhshme, jemi në pritje edhe të Kandidatëve tjerë serioz të tregojnë se sa vlerësojnë sportin, sportistët, klubet dhe edukimin nëpërmes sportit.
Jam kureshtar të dij si po ec puna në Komuna tjera, të gjithë duhet të dijmë që sporti është në pozitë jo të mirë nëpër Komuna prandaj do duhej të mobilizohemi seriozisht për të kërkuar qartësi nga ata që do udhëheqin me Komunat në 4 vitet e ardhshme!
Sporti është shtytësi më i fuqishëm i Pavarësisë së shtetit tonë pas luftës së lavdishme për Liri!
BBC,CNN,EURONEWS e qindra e mijëra media tjera kanë folur pozitivisht për Kosovën në dritën e Medaljes Olimpike prandaj të luftojmë edhe në qytetet ku jetojmë për të drejtat tona!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test