Kuka me japonezin para 28 vjetësh

Xhudo

Kuka me japonezin para 28 vjetësh

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2017 Në ora: 10:52
Kuka e Yamashita

Driton Kuka ka qenë prej xhudistëve më të mirë në fundvitet e 80-ta, por ishte i pafat, për shkak të rrethanave qysh tani të njohura, sepse shkaku i luftërave në fillim të viteve të 90-ta (kur u shkatërrua shteti i ish Jugosllavisë), ai mbeti pa realizuar ëndrrën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Barcelonë. Kuka nuk kishte pranuar të jetë pjesë e ashtuquajturës Jugosllavi që përbëhet vetëm nga Serbia e Mali i Zi.  

Ai kujton një foto të para 28 vjetësh, duke shkruar: “Viti 1989 kur ëndërroja medaljet e mëdha si garues! Foto me Yasuhiro Yamashita legjendën e judos! Si garues jo si shkak i rrethanave por ndërtova garuesen më të mirë në Botë që sot me rezultate i afrohet legjendës Yamashita!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat