Njeriu më i madh i sportit ndërkombëtar, me të parën e pyet Agronin për Majlinda Kelmendin! - Bota Sot
Njeriu më i madh i sportit ndërkombëtar, me të parën e pyet Agronin për Majlinda Kelmendin!

Xhudo

E enjte, 14 dhjetor 2017

Njeriu më i madh i sportit ndërkombëtar, me të parën e pyet Agronin për Majlinda Kelmendin!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:43
Kuka e Bach

Në shtetet e mëdha evropiane apo edhe në Azi e kudo tjetër, pyetja e parë bëhet për krenarinë e sportit të tonë, kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Baxch, apo njeriu më i madh i sportit ndërkombëtar, u interesua për Majlindën.

Ai e pyeti presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kukajn, si është Majlinda. “Nga pjesëmarrja në forumin për barazi gjinore e organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar! Presidenti Bach u interesua për rrjedhën e sportit kosovar e në veçanti u interesua për mirëqenien e Kampiones sonë Olimpike Majlinda Kelmendit”, shkruan Agroni, i cili gjendet në Lituani në Forumin për avancimin e gruas. Majlinda është emblemë e shtetit tonë dhe kudo që përmendet Kosova, menjëherë reflekton emri i Majlindës të çdo njeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test