Gjakova: Për tri vjet do të kemi mundësi të jemi përfitues - Bota Sot
Gjakova: Për tri vjet do të kemi mundësi të jemi përfitues

Xhudo

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Gjakova: Për tri vjet do të kemi mundësi të jemi përfitues

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 15:41
Gjakova e Besim Hasani

Xhudistja Nora Gjakova është e lumtur për bursën që mori nga Komiteti Olimpik i Kosovës. “Duke marrë parasysh që herën e parë kur e kam pasur bursën olimpike më ka ndihmuar shumë që të fitojë normën olimpike për RIO 2016, kësaj radhe, bursa do të jetë edhe më e lartë dhe sidomos përkrahja më e madhe, sepse për tri vjet do të kemi mundësi të jemi përfitues. Kualifikimet janë afër, fillojnë nga viti i ardhshëm dhe shpresoj që kjo bursë të na plotësojë ato nevojat që i kemi gjatë rrugëtimit për në LO”, tha xhudistja Nora Gjakova, pas nënshkrimit të kontratës për bursat olimpike Tokyo 2020. Ajo është fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane Baku 2015, derisa në RIO 2016, ishte pjesëmarrëse me normë. Ajo do të marrë 700 dollarë në muaj.
“Edhe herën e parë qëllimi ka qenë medalja olimpike, por për fat të keq jam lënduar para LO, shpresoj që ky fat të mos e përcjell asnjë sportist. Normal që qëllimi kryesor ka me qenë medalja në LO dhe kjo është ëndrra ime që e kam”, shtoi ajo për faqen e KOK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test