Kuka: Disi ishte në çdo element e përsosur - Bota Sot
Kuka: Disi ishte në çdo element e përsosur

Xhudo

E hënë, 11 dhjetor 2017

Kuka: Disi ishte në çdo element e përsosur

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 18:54
Distria Krasniqi, Driton Kuka dhe Agron Kuka

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (52 kg), bëri paraqitje shumë të mirë në finale ndaj rumunes Alexandra-Larisa Florian dhe kësisoj fitoi, duke u stolisur me titullin e kampiones së Evropës për U-23, në garën që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se Distria ka qenë konkurrente serioze.

“Realisht Disi ka qenë kandidate serioze për medalje. Por ajo tregoj se din dhe mundet. Distria ishte e shkëlqyeshme dhe e artë në çdo aspekt!”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Një garë e fortë, një dominim ndaj rumunes, ku ishte arma më e fortë? “Disi ishte në çdo element e përsosur”, përgjigjet Kuka. Nesër do të garojnë Laura Fazliu (63 kg), Loriana Kuka (70 kg) dhe Akil Gjakova (73 kg). “Nesër garojnë edhe tre garues, por shpresojmë edhe një medalje”, është optimist Kuka. Të tre garuesit pritet të japin maksimumin dhe të sjellin medaljen e radhës shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test