Kuka: Akili ishte i shkëlqyeshëm deri në finale - Bota Sot
Kuka: Akili ishte i shkëlqyeshëm deri në finale

Xhudo

E hënë, 11 dhjetor 2017

Kuka: Akili ishte i shkëlqyeshëm deri në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:50
Akil Gjakova

Xhudisti Akil Gjakova (73 kg) me pak përqendrim do ta fitonte edhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian për U-23, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Xhudisti i kombëtares së Kosovës dëshmoi luftëra të forta dhe u stolis me medaljen e argjendtë. Ai humbi në finale nga rusi Ondar. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ka qenë një sukses i madh, sepse është e jashtëzakonshëm të kthehesh me dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë. “Akili në finale humbi kundër rusit Ondar dhe kështu nga kjo garë Kosova kthehet me dy medalje.

Të artën e fitoi Distria Krasniqi 952 kg) dhe të argjendtën Akil Gjakova! Garueset tjera mbetën pa plasman por Leutrime Krasniqi, Flaka Loxha, Loriana Kuka e Laura Fazliu dhanë performancë premtuese! Megjithatë është suksesi më i madh i Akilit në karrierë!”, ka thënë Kuka.  “Është suksesi me i madh i Akilit deri më tash. Konkurrencë e fortë, ishte i shkëlqyeshëm deri në finale. Në finale si duket u kënaq me medaljen e siguruar dhe nuk ishte shumë i motivuar”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se me pak fat do ta fitonte të artën dhe ku u shpërqendrua më shumë? “U kënaq me medaljen, por në finale hyri shumë i dekoncentruar”, ka treguar Kuka. Distria e artë, Akili i argjendtë, a i keni tejkaluar te gjitha parashikimet ne Evropianin për U-23? “Është sukses i madh, më i madhi në Kampionate Evropiane”, përgjigjet Kuka.

Çka e veçojë këtë evropian dhe çfarë doli në sipërfaqe nga ky brez që po vjen? “Të gjithë garuesit treguan lufta premtuese, gjeneratë e shkëlqyeshme po vjen”, ka thënë Kuka. Distria dhe Akili i sollën medalje shtetit të Kosovës, por me synime që të vazhdojnë këtë rrugë edhe në sfidat tjera që i presin në muajit e ardhshëm. Trajneri më i suksesshëm shqiptar pretendon garuesit t’i përgatitë maksimalisht edhe për Lojërat Olimpike – “Tokio 2020”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test