Trajneri i Majlinda Kelmendit ka një porosi interesante për kryetarët e Komunave!

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit ka një porosi interesante për kryetarët e Komunave!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:17
Nora Gjakova

Trajneri i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, ka dy fjalë për kryetar e Komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës. “Me këto dy foto të Disit e Norës po i përshëndes Kryetarët e Komunave: me porosinë që gjendja në nivelin lokal në Sport është shumë e keqe pothuajse në çdo Komunë! Klubet po na shuhen gjithandej përkrahja për klube e vogël dhe në kufirin e mbijetesës, keni jap premtime goxha, e po presim!!! Komuniteti Sportiv s’kemi qenë në nivel, s’kemi pas organizim të mirëfilltë në kërkim të drejtave tona, në Pejë kemi pas takime me shumicën e kandidatëve por në takime përfaqësuesit e klubeve disa prej tyre kanë ardh në mënyrë selektive vetëm aty ku panë pas preferenca për kandidatin!!

Image

Të shpresojmë por ne s’kemi punuar sa duhet, prandaj mos të presim shumë e Sporti nëpër Komuna ka nevojë për qasje tjetër por të shohim çka e si do veprohet”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat