Kuka tregon kur fillojnë garat për normën olimpike

Xhudo

Kuka tregon kur fillojnë garat për normën olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Kuka e Majlinda

Distria Krasniqi (52 kg) ngjitet në vend të pestë me 2894 pikë dhe Nora Gjakova po ashtu renditet në vend të pestë me 2850 pikë në ranglistën Botërore të xhudos.

Krenaria jonë, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi (52 kg), tani bie në vend të tretë me 3258 pikë, por me gjasa të mëdha sërish të rikthehet në krye. 

Driton Kuka tha se kjo renditje dëshmon për punën që bëhet në xhudo. Synimi i tij është që garueset e tija të jenë në nivelin më të lartë për sfidën e vitit të ardhshëm kur nisin betejat për normë olimpike.

“Qysh tash po mendojmë për Lojërat Olimpike. Në qershor të vitit të ardhshëm fillojnë garat për Normal Olimpike”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat