Kampioni olimpik, Shaban Tërstena me krenari kujton dhomën e trofeve - Bota Sot
Kampioni olimpik, Shaban Tërstena me krenari kujton dhomën e trofeve

Xhudo

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kampioni olimpik, Shaban Tërstena me krenari kujton dhomën e trofeve

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 14:51
Kampioni olimpik, Shaban Tërstena me krenari kujton dhomën e trofeve

Kampioni olimpik, Shaban Tërstena me krenari publikon fotografi nga dhoma e trofeve, të cilën e ka ndarë me vëllain e tij, edhe pse ishte e ngushtë. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar atij të fitoj gjithçka që mund të fitohet në mundjen botërore.

Ai ka një mesazh për të rinjtë se nuk janë shumë me rëndësi kushtet, por me rëndësi është të kesh vullnet për suksese.

“Kjo ishte dhoma ime e vogël përplotë me trofe të fituara nga e gjithë bota. Dhoma që flija me vëllain tim deri në vitin 1988. Nuk jam dorëzuar, kam pasur vullnet, kam stërvitur dhe kam fituar! Prandaj kampion të ardhshëm, nëse dëshironi trofe, nuk janë me rëndësi kushtet dhe mos kërkoni diçka jashtë jush, pasi ato janë tek ju. Ju më së shumti duhet ta doni suksesin për të fituar medalje në europian, botëror ose në lojërat olimpike! Mos u dorëzoni, vetëm thoni: Dua të jem sportist më i mirë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test