Rusia i përgjigjet me nervozizëm trajnerit të Majlinda Kelmendit! - Bota Sot
Rusia i përgjigjet me nervozizëm trajnerit të Majlinda Kelmendit!

Xhudo

E shtunë, 26 maj 2018

Rusia i përgjigjet me nervozizëm trajnerit të Majlinda Kelmendit!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ndryshe trajneri i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit, edhe një herë i tregoi shtetit të Rusisë, se në garën ndërkombëtare “Masters” që do të zhvillohet me 16 dhjetor në St. Petesburg, o do të garojnë me Flamur e himn të Republikës së Kosovës, o nuk duan të njohin asgjë tjetër. “Mastersi pa Kosovën! Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilën zgjedhje nuk do e pranojmë!

Përfundimisht sot nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë erdh përgjigje zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori - Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezantojnë shtetin tonë!

Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike por ne prapë do punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave!”, shkuan Kuka. Rusia duket se i përgjigjet me një nervozizëm Kukajt, sepse ata janë shumë të shqetësuar kur përmendet shteti i Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test