Distria- Dy fitore dhe dy humbje në Rusi - Bota Sot
Distria- Dy fitore dhe dy humbje në Rusi

Xhudo

E diel, 27 maj 2018

Distria- Dy fitore dhe dy humbje në Rusi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:45
Distria në garë

Distria Krasniqi zuri vendin e pestë në turneun e Rusisë.

Xhudistja Distria Krasniqi shënoi dy fitore dhe pësoi dy humbje në mastersin e Rusisë, ndërsa zuri vendin e pestë.

Trajneri Driton Kuka e vlerësoi edhe këtë rezultat të xhudistes. Shkroi në Facebook se Distria u ndesh me xhudistet më të mira të botës.

“Radhazi Disi sot u ndesh me tri medalistet e botërorit të fundit!Mposhti nënkampionen aktuale botërore japonezen Tsunoda, e u mposht dy herë- të dy herat në golden score nga rusja Kuzjutina dhe brazilianja Miranda!”, shkroi Kuka.

Kuka vlerësoi se Distria Krasniqi zhvilloi luftëra të nivelit të lartë.

“Ishte në nivel të lartë Distria sot, por mungoi medalja e shumëdëshiruar!Sot në xhiron e parë mooshti hungarezen Pup Reka me ippon e mandej pati tri lufta me tri kolose bot?rore!”, tregoi trajneri Kuka.

Në nëntor Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kampionatin europian për moshën deri 23 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test