Klubi i xhudos ‘Polici’ nga Prishtina, ka synime të mëdha për vitin 2018. Synimi i këtij klubit është që të arrijë suksese edhe më të mëdha jo vetëm në arenën vendore e kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Anton Cena, kryetrajner i këtij klubit, tha se viti 2017 ka qenë i mirë, duke i dhënë një notë të mirë, por nuk u kënaq me aq, por synon edhe më shumë në vitin 2018. Ai para garuesve të tij, prindërve të këtyre djelmoshave e vajzave, zotohet se në vitin 2018, do të jenë edhe më të mirë, mbase përgëzoi edhe për punën që bënë gjatë këtij viti që e lamë pas. Cena tha se është i lindur për t’u ballafaquar me sfida dhe kërkon edhe më shumë në vitin 2018. manifestimi u mabtj në palestrën e xhudos "Mariuz Vizer" në Prishtinë.