Kampionia olimpike, krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi, është befasuar me një dhuratë nga Tetova. Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda pranoi një dhuratë nga gazetari sportiv nga Tetova, Shaban Sinani.
Një dhuratë e çmueshme, pra në kornizë me një pamje mahnitëse të natyrës që e bën Majlindën shumë krenare, për faktin se cep e në cep ku ka shqiptar, mburren me të arriturat e saja.