Driton Kuka: Medaljet po flasin!

Xhudo

Driton Kuka: Medaljet po flasin!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:00
Driton Kuka

Tri medalje të fituara në garën jashtëzakonisht të fortë Grand Prix që u mbajt në Tunizi, është treguesi më i mirë, se viti 2018 do të jetë vit i xhudos!  Pas të artës së Nora Gjakovës (57 kg) e të argjendtës së Distria Krasniqit (52 kg), Akil Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 73 kg. Ky është sukses i madh dhe që nuk matet as me ari, tre garues, tri medalje, një e artë dhe dy të argjendta, nuk peshohet me asgjë.

Gjakova shkëlqeu më çdo luftë por në finale nuk ia doli në përballje

Image

Akil Gjakova

me Zhansay Smagulov nga Kazakistani. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës,  Driton Kuka, tha se ky është suksesi më i madh i shtetit tonë deri me tash në Grand Prix.  Nora ka fituar 700 pikë në ranglistën botërore, kurse Distria e Akili nga 490 pikë.  Tre garues, tre medalje, a është një konfirmim se pas Majlindës po vjen një armatë tjetër që do ta sundon botën? “ Medaljet po flasin! Nora e Disi prapë do të jenë në Top 5 në Ranglisten Botërore, ndërsa Akili do të hyj në 20 të parët, që konfirmon potencialin e tij”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat