Sa mijëra euro marrin xhudistët e Kosovës?

Xhudo

Sa mijëra euro marrin xhudistët e Kosovës?

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:30
Nora Gjakova

Nesër, në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë me ç'rast do t'i ndahen 5,000 euro sipas rregullores, njofton MKRS-ja.

Shpërblimi do të ndahet edhe për xhudistin Akil Gjakova për Medaljen e argjendtë po në këtë kampionat, të cilit do t'i ndahen 3,500 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat