Kuka: Modestia i bën të mëdhenj sportistët elitar!

Xhudo

Kuka: Modestia i bën të mëdhenj sportistët elitar!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:36
Shpat Zekaj

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, lavdëron sportistët e tij. “Shpat Zekaj e Laura Fazliu para dy vitesh ishin anonim vjet shkëlqyen me medalje në Kampionatin Evropian për kadet, Shpati kampion Ballkanik për kadet e Laura nënkampione për të rritura!

Nuk flasin por punojnë, Shpati i lindur në qytetin me kampione olimpike në Pejën e bukur e Laura qysh tri vite erdhi në Pejë nga qyteti i minatorëve nga Mitrovica, ku kishte filluar të stërvis te trajneri dhe njeriu që ka jep kontribut me dekada në sportin tonë Remzi Begu! Janë e ardhmja e xhudos por edhe krejt Sportit të vendit tonë! ‘Paris 2024’, po ju pret i bindur që do jeni Olimpist?t e ardhshëm”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat