Zeka, i artë në Slloveni

Xhudo

Zeka, i artë në Slloveni

Nga: K.Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:54
Garuesit e Kosovës

Xhudo vazhdon me suksese në garat e ndryshme ndërkombëtare. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se gara në Slloveni ka qenë një test i mirë para asaj në Sarajevë. “‘Judo Koroshka Open’ për U-21 në Slloveni, ka qenë një test i mirë për garuesit tanë. Shpat Zeka doli i artë në kategorinë 100 kg, ndërsa Arbër Kullashi është i bronztë (73 kg) dhe Aktina Osa e bronztë (52 kg). Fisnik Hyseni ka një fitore e dy humbje dhe mbetet pa medalje! Shpati tregoj performancë të mirë dhe kjo garë ishte si test para garës zyrtare javën tjetër në Sarajevë ku mbahet Kupa Evropiane për juniorë. Vlen të veçohet që Arbër Kullashi kishte plot 6 luftëra 5 i fitoj dhe pësoj një herë. Me ekipin ishte asistent trajneri për të rinj Cuki Veseli”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat