Ambasada Japoneze në Kosovë ndihmoi xhudon e Kosovës me pajisje sportive

Xhudo

Ambasada Japoneze në Kosovë ndihmoi xhudon e Kosovës me pajisje sportive

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:33
Ambasada Japoneze në Kosovë ndihmoi xhudon e Kosovës me pajisje sportive

Ambasada Japoneze për Kosovë njoftoi sot se nën skemën e ndihmës japoneze të Grant Assistances për Grantin e Projekteve Bazike për Siguri Njerzore  (GGP) për vitin fiskal japonez 2017, janë nënshkruar kontratat me shumën gjithsej 447,071 euro (54,542,662 Yen japoneze) me qëllim që të zbatohen shtatë projekte në Kosovë.

Futja e skemës së Asistencës për Grantin për Projektin Bazikë për Kulturë krijon një grant në fushën e sportit për herë të parë në Kosovë.

Projekti i parë ishte ai i pajisjes së Federatës së Xhudos të Kosovës në Prishtinë me pajisjet sportive për xhudo (45,233 euro).

“Federata Xhudos e Kosovës është një organizatë joqeveritare në Prishtinë, e themeluar në vitin 1971 e cila adiministron të gjitha klubet e Xhudos në Kosovë me fokus në popullarizimin e Xhudos si sport. Performanca e shkëlqyer e medalistes së xhudos së Kosovës, Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e Rio de Janeiro në verën e vitit 2016, rezultoi në një nxitje të popullaritetit dhe interes të vazhdueshëm për xhudo në vend”, njofton Ambasada Japoneze në Kosovë.

“Pajisje të tilla si tatami, uniforma etj., të përdorura nga të gjitha klubet e Xhudos në Kosovë janë në pronësi të Federatës së Xhudos që furnizon çdo klub në përputhje me kërkesat e tij. Megjithatë, pasi ka tre klube të Xhudos në Prishtinë, është e pamundur t'i sigurojmë të gjithë ata me sasi të mjaftueshme të tatamit (shtrojave) për të përmbushur kërkesën e tyre të lartë në për ushtrimet e xhudos. Për më tepër, uniformat ekzistuese janë në gjendje të keqe për shkak të përdorimit të shpeshtë dhe moshës së vjetër që kanë, dhe trajnerët kanë frikë se nxënësit mund të lëndohen gjatë përdorimit të tyre. Gjatë kampionatit të Xhudos të organizuar në Prishtinë, Federata e Xhudos lufton për të mbledhur tatami në gjendje të mirë nga klubet në rajone të tjera. Për më tepër, uniformat e xhudos që Federata mund të japë hua për praktikuesit e xhudos janë gjithashtu të vjetra dhe të shëmtuara”, vazhdon njoftimi.

“Qeveria e Japonisë jep ndihmë financiare për blerjen e shtrojave të reja tatami, mjete për stërvitje, si dhe uniforma për xhudo për tre klubet e Xhudos në Prishtinë, kështu që nxënësit e tyre mund të marrin trajnim adekuat. Pajisjet do të përdoren edhe gjatë garave të organizuara në Prishtinë”, përfundon njoftimi i kësaj Ambasade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat