Pas Erza Muminoviqit, edhe Flaka Loxha, e ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për juniorë, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës. Flaka u ndal në finale nga garuesja e Turqisë, Buket Mercan, në kategorinë -57 kg.
Deri tek e argjendta, Loxha erdhi pas tri luftërave të fituara, dhe një fitoreje pa luftë, për shkak të tërheqjes së xhudistes serbe.
Medalja e argjendtë vlerësohet sukses i madh për Flakën. Nesër në garë do të paraqiten Shpat Zeka dhe Laura Fazliu, nga të cilët po ashtu pritet paraqitje e suksesshme.