Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, si asnjëherë më parë dukej i relaksuar dhe konfirmon se dalëngadalë po rikthehet kampionia olimpike, xhidistja Majlinda Kelmendi.
Driton Kuka
“Dita e fundit në Kampin Olimpik në Tata Hungari! Ekipi Olimpik drejt Antalya Grand Prix, ku këtë fundjavë marrin pjesë në garën e fundit para Evropianit në fund të muajit! Ndërsa kadetët në Kupën Evropiane në Berlin si dhe Kampin përgatitor atje! Kampionia Olimpike drejt rikthimit ngadale por sigurt!”, shkruan Kuka.