Gjakova eliminohet

Xhudo

Gjakova eliminohet

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2018 Në ora: 11:32
Akil Gjakova

(E plotësuar): Arsen Ghazaryan u tregua më i mirë se Gjakova dhe fitoi me ippon. Gjakova pësoi humbje në repezash dhe mbetet pa medalje. 

Gjakova eliminohet. Gjakova mundet në çerekfinale nga garuesi i Azerbajxhanit. Gjakova bëri një gabim dhe rivali fitoi me ippon.  Gjakova tani do të luftoi në repesazh për medalje të bronztë.  Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, e ka tmerruar me mjeshtrinë e tij rusin, Uali Kurzhev dhe tani do të takohet me Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani.   Gjakova u tregua maksimalisht i përgatitur,  nuk i la asnjë rast rusit dhe i dha leksion.

Gjakova ka treguar formë të jashtëzakonshem dhe po futet në zonën  e medaljeve.

Gjakova u ballafaqua me Bessi Cedric nga Monaco, në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Gjakova dëshmoi cilësitë e tij dhe shënoi fitore të madhe, duke u kualifikuar më tej, me synime që të futet në zonën e medaljeve. Gjakova shënoi fitore me ippon dhe konfirmoi se është në formë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat