Kuka: Kemi arritur rezultatin më të madh sa i përket medaljeve

Xhudo

Kuka: Kemi arritur rezultatin më të madh sa i përket medaljeve

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2018 Në ora: 16:13
Ekipi i Kosovës

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se xhudisti Akil Gjakova me gjithë formën e mirë nuk arriti të futet në luftë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. “Pas dy medaljeve dje, sot garoj Akil Gjakova, shënoj dy fitore për të ardhur në çerekfinale ku humbi dhe mandej në repasazh nuk arriti të shkoj në luftën për medalje!

Deri tash me medaljet e djeshme dhe vendin e 7 të Akilit sot ne si Ekip kemi arritur rezultatin më të madh sa i përket medaljeve në Kampionate Evropiane.

Një e artë një e argjendtë dhe një vend i 7, nesër garon Loriana e cila ka një short të vështirë por ajo dita ditës po ngritët me cilësi dhe besoj që deri në Lojëra Olimpike së pari të arrij normën e mandej edhe të jetë kandidate për medalje”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat