Gjakova si Gjakova çmend botën, lë pas francezen!

Xhudo

Gjakova si Gjakova çmend botën, lë pas francezen!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:40
Nora Gjakova

Xhudistja Nora Gjakova (-57 kg), kampionia e re e Evropës, çmend botën sportive për faktin se shënon ngritje në ranglistën e përgjithshme botërore. Pa dyshim se Nora bëri një hap të madh, për faktin se remditet në pozitën e katërt në renditjen e përgjithshme dhe lë pas edhe francezen Helene Receveaux me 3805 pikë.

“Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Kampionia e Evropës, kategoria -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë. Nënkampionia e Evropës, kategoria -52 kg, Distria Krasniqi, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë.

Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi. Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë. Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë”, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat