Erza fiton medaljen e argjendtë në Portugali

Xhudo

Erza fiton medaljen e argjendtë në Portugali

Më: 26 maj 2018 Në ora: 21:13
Erza

Shpresa e madhe e Kosovës për të fituar normën olimpike Buenos Aires 2018, Erza Muminoviq, ka fituar sot medaljen e argjendtë në kupën evropiane për kadet, që u mbajt në Coimbra të Portugalisë.

Erza në kategorinë deri 44 kg u mposht në finale nga italiania, Giussepa Drago. Ajo fitoi dy luftëra, derisa rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Arbër Nikqi fitoi një luftë, për t'u ndalur në të dytën, në kategorinë -60 kg.

KOK përgëzon suksesin e radhës nga Erza, e cila është në rrugë të mirë për të fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat