Godet ashpër trajner i Majlinda Kelmendit

Xhudo

Godet ashpër trajner i Majlinda Kelmendit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:12
Driton Kuka

Trajner i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, është i befasuar me disa nga gjërat që po zhvillohen kohët e fundit. “Kategorizimi i Sportistëve i cili sivjet ka hy në fuqi për të gjithë Sportistët me vlerë do duhej të respektohet nga të gjitha institucionet!

Ne si federata e parë sipas Kategorizimit por edhe me Sportistët Elitar më me vlerë sivjet kemi brengat dhe vërejtjet tona! Ka filluar me vlerën e pikëve për Sportet e Kategorizuara e po vazhdon me Sportistët Elitar sipas kritereve të çuditshme dhe me vlera të përkrahjes edhe më të çuditshme!

Ne si federatë kërkojmë korrektësi në raport me Federatën e xhudos por edhe ndaj Sportistëve Elitar, hakun me rezultate e jo me preferenca”, shkruan Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat