E kush tjetër pos Anton Cenës, i pari i Evropës për veteranë

Xhudo

E kush tjetër pos Anton Cenës, i pari i Evropës për veteranë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:10
E kush tjetër pos Anton Cenës, i pari i Evropës për veteranë

Xhudisti veteran Anton Cena nuk ndalet me sukseset e tija të mëdha! Ai dëshmoi edhe një herë superioritetin për veteranë, duke u shpall kampion i Evropës për policë. “U mbajtën garat e Kampionatit Evropian të xhudo për veteranë, dhe unë shkova ta përfaqësoj Policinë e Kosovës dhe Shtetin në përgjithësi tejkalova shumë barriera vetëm për një qëllim: Kosovës t'i sjell fitore!  Arrita të jem Kampion Evrope për të katërtën herë. Kosovë, për hirin tënd ia vlejti çdo sakrificë ! Unë jam i bindur që flamuri yt i renditur i pari , është krenari për popullin tënd , pa të cilin frymëzimi im do të ishte i mangët! Bashkë, në përkrahje të njëri tjetrit, jemi të parët! Faleminderit Policisë së Kosovës!”, tha Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat